Sot u caktua data e seancës së parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, u vendos se Tahiri do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershor.
Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të ish-zyrtarit të lartë, i cili akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa mësohet se procesi ndaj Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar.
Ish-ministri i Brendshëm kërkoi gjykim të shkurtuar, por nuk ka pranuar në asnjë moment akuzën, pasi këmbëngul në pafajësinë e tij.
Së bashku me Tahirin, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post