Menjëherë pasi presidenti i Francës, Emanuel Macron tha se katedralja e Notre Dame do të rindërtohej dhe se për këtë çështje do të nisë mbledhja e donacioneve, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i miliarderëve francezë.
Mediat franceze shkruajnë se dy familjet më të pasura të Francë kanë premtuar se do të dhurojnë 300 milionë euro për rindërtimin e katedrales, që u shkrumbua pasditen e djeshme nga flakët.
I pari që reagoi ishte miliarderi François-Henri Pinault dhe babait i tij Francois Pinault, të cilët thanë se do të dhuronin 100 milionë euro nga kompania e tyre, Artemis, për të ndihmuar në financimin e riparimeve.
Pinault, shef ekzekutiv i grupit Kering, i cili zotëron markat e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent, tha në një deklaratë se:
“Kjo tragjedi prek të gjithë francezët dhe gjithkush dëshiron ta rikthejë jetën sa më parë në këtë xhevahir të trashëgimisë sonë.”
Diskutime rreth kësaj post