Gazetarja Mira Kazhani ka replikuar me kolegun e saj Adi Krasta i cili një ditë më parë zgjodhi ta thumbojë nga ekrani duke përsëritur akuzat e ish kryeministrit Sali Berisha në adresë të saj.
Teksa ka publikuar një foto ku Krasta e ka ftuar në emision dhe e ka shpallur gazetare kurajoze, Kazhani i kujton Krastës
‘Adi Krasta ka bërë disa pyetje ndaj meje, Nuk habitem që kur e pashë t’i lëpihej Berishës në emision që dikur e quante të keqe të madhe . Mu dhimbs në fakt…Tani unë të them të të vijë turp turp turp…
Inatet me politikanët që ke ngrënë darka dhe je prishur po nëpër darka nxirri me to. Mua mos më ngatërro me veten tënde se jam larg shumë, po shumë larg modelit tënd. Ti e ke dokumentuar veten tënde me video e mesazhe nëpër ekran. falë zotit s jam njeri ofertyash të parezistueshme as e pafytyrë që lëpij ku pështyj.
Ah sa më dhimbsesh ti Adi, ka kohë që më dhimbsesh. Por ndodh, secili ka aksidentin e vet, ti e pate me karakterin tënd. (Fotoja nga një intervistë ku prezantuesi më shpallte gazetare kurajoze. Ka edhe shumë të tjera në youtube’, shkruan Kazhani./TemA
Diskutime rreth kësaj post