Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet me bindje të plotë se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën me 30 qershor, datë kjo e dekretuar nga Presidenti i Republikës.
Paloka lëshoi një deklaratë të fortë në news 24 ku tha se nëse kjo do të ndodhë (të mbahen zgjedhje pa opozitën), atëherë ai do të largohet përfundimisht nga skena politike.
“Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.
Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu”, tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post