Duket se protesta është drejt fundit pasi protestuesit tashmë janë drejtuar para selisë së PD-së ku i priste Lulëzim Basha.
Basha në fjalën tij u shpreh se kjo protestë është më e madhja në historinë kombëtare.
Ai sërish ka kërkuar qeveri tranziti dhe ka shtuar se pret zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Mirënjohje më të thellë për ju për protestën më të madhe, për këtë qëndresë monumentale për orë të tëra në këtë muzg të tiranisë dhe bandës kriminale në pushtet dhe lindjes së demokracisë së re për shqiptarët. Kjo ishte protesta më e madhe në historinë demokratike shqiptare. Ndriçuat horizontin e shpresës që do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Por vëllezër dhe motra, të nëntën protestën në 8 javë ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme largimin e Edi Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira. Propaganda që ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve nuk ia doli dot. Ne ia dolëm të mbanim sot më 13 prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post