Brenda fugonit të bardhë që u përdor për grabitjen në Rinas është gjetur një celular. Sipas grupit hetimor që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kjo është një provë shumë e fortë.Sipas tyre ky telefon është përdorur nga Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.
Celulari është dërguar për ekspertizë dhe pretendohet që nga aty do të zbulohen detaje të reja në lidhje me çdo person që mund të ketë komunikuar Murataj.
Po ashtu mësohet se nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor është bërë e ditur se automjeti me të cilin u krye grabitja, mbi të cilin ishte shkruar ‘’Hetimi Tatimor’’ në të vërtetë nuk është një makinë tip Volkswagen, por një Ford i modifikuar.Gjithashtu ka dyshime të forta se njëri prej grabitësve mund të jetë plagosur. Në vendin e ngjarjes policia gjeti gjurmë gjaku, por pas analizave rezultuar se ato ishin të Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.
Diskutime rreth kësaj post