Një lajm mjaft i rëndë ishte për shqiptarët fakti që Holanda propozoi të rikthente sërish vizat me Shqipërinë.Megjithatë sipas avokatit Altin Goxhajt, Holanda është e fundit që duhet të rikthejë vizat për shqiptarët.
Goxhaj ka publikuar një material ku tregon se si mbretëria Holandeze dhe Soros kanë dhënë ndër vite kontributin e çmuar për katandisjen e Shqipërisë në gjendjen ku ndodhet sot.
Shkrimi i plotë:
Ju kujtoj se MJAFT u krijua nga hiçi (në fakt nga 2 programe të Fondacionit Soros) me një megasposorizim prej 250 mijë eurosh nga Mbretëria e Holandës ku rastësisht Princesha e Hoolandës ishte edhe Drejtore e Fondacionit Soros për Marëdhëniet me Jadhtë për zyrën e Europës!Vit pas viti deri në krijimin e G99 Ministria e Jashtme e Holandës i dha Veliajt dhe MJAF 2 miliardë lekë për t’i futur në Politikë në mënyrë që një ditë të merrnin Qeverinë dhe Holanda të na vendte përsëri vizën!!!
Ky është paradoksi më i madh! Holanda na solli në pushtet MJAFT-in dhe G99 që krijoi vetë dhe pastaj prej MJAFTit në Qeveri të na vejë vizat!!!Pikërisht 2 javë para se të krijohej MJAFT, në 1 Mars 2003 mua më thirri vetë Zv.Ambasadori Holandez në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës dhe më kërcënoi personalisht për 2 orë rrjesht debat pa fund (në prani të 4 dëshmitareve që jetojnë në Shqipëri), se Ambasada Holandeze bashkë me shumë ndërkombëtarë të tjerë (natyrisht të Soros) që kishin vendosur të krijonin MJAFT, se do të ma shkatërronin jetën si profesionale dhe vetë ekzistencën time në Shqipëri nëse do të pengoja Veliajn dhe MJAFTin por unë ua bëra të qartë që ky ishte një veprim i Soros me qëllim për të shkatërruar shoqërinë civile dhe unë do të bëja çdo gjë që kisha në dorë për t’a ndaluar 🙂 Ambasada dhe rrjeti mafioz Soros e mbajti fjalën por edhe unë e mbajta 😀 Por kjo puna e vënies së vizës për shqiptarët e Holandës është turp i madh!
Ata po e na e vejnë vizën për shkak të Qeverisë së MJAFT & Soros që e sollën vetë në pushtet! Holanda duhet të dëmshpërblejë shqiptarët për dëmin më të madh që u ka bërë shqiptarëve në 29 vjet dhe jo t’u kthejë vizat!Nëse jeni kurioz mund t’a lexoni vetë denoncimin tim në 2008 në gazetën Sot e cila ishte e vetmja gazetë që guxonte në atë kohë t’i binte Soros 😀
Diskutime rreth kësaj post