Admir Murataj, i cili mbeti i vdekur gjatë grabitjes në Rinas prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e mediave.
Së fundmi një dëshmitare okulare ka treguar momentet e ‘’luftës’’ midis Admir Muratajt dhe forcave të rendit dhe se si e gjeti të pajetë njeriun që është konsideruar si truri i grabitjeve të bankave.
Gruaja e moshuar tregon se ka parë tmerr me sy. Ajo quhet Lezete Muca dhe është banore e Tapizës. E moshuara ka treguar për ‘’Abc news’’ se çfarë ndodhi atë ditë midis uniformave blu dhe Admir Murataj që ishte maskuar si tullac dhe me mjekër.
Ajo ka treguar:
“Zhurmë e madhe, të shtëna automatiku herën e parë. Më pas të shtëna pistolete. Krejt nëpër tjegull andej bam-bam, u mbyllëm brenda ne s’dinim gjë. Në fund fare vetëm një fugon policie ka qenë i Rinasit, mbrapa kanë ardh forcat e tjera. Jena trishtu atë ditë, futëm kryet brenda. Edhe në kohën e armëve që u hapën depot u futëm brenda t’u u dridh t’u iu lut Zotit. Në këtë grykë lumi ndodh çdo gjë, vjedhje, përleshje. Zoti na rujt. Ata komshijtë kanë qenë mu aty dëshmitarë. Kishim frikë me u afru le që s’të lejshin. Jemi tmerru, kishim frikë për kalamajtë. Mirë që i kemi kalamajtë në një shkollë private”.
Diskutime rreth kësaj post