Ata që kanë lindur para viteve ’90 e kanë me siguri të gjallë kujtimin e bukës me vezë të skuqur të mbështjellë me letër makaronash dhe më e keqja me gazetë.
Punëtorët e mbanin nën sqetull, ndërsa nxënësve ua fusnin nëpër çantat e shkollave nënat e gjyshet.
Më pas “buka me vete” u zëvendësua nga byrekët trekëndësh, pastaj me sanduiçë, e ca më tej, për të punësuarit nëpër administrata e aktivitete të rëndësishme private me paketat e përgatitura nga restorantet.
Si çdo gjë tjetër, edhe mënyra e të ushqyerit dhe të gjitha ritualet që lidhen me të, kanë ndryshuar në Shqipëri.
Por, së fundmi, vihet re tendenca e ringjalljes së traditës së “bukës me vete”, sidomos përsa i takon vaktit të drekës.
Kohët kanë ndryshuar: Të tregohesh se je një kuzhiniere e mirë dhe t’u bësh karshillëk shoqeve të punës, është në modë…
Së fundmi, ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka zbuluar se i është rikthyer një zakoni të vjetër, duke marrë diçka nga shtëpia, çfarëdo qoftë. Ajo është shprehur se “përdor bukën e zezë, pak vaj ulliri, filadelfia sepse nuk e përdor gjalpin, pak djathë, vezë, domate. Këto janë produktet dhe janë për stomakun perfekt”.
Diskutime rreth kësaj post