Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti nuk po kalonte një periudhë të suksesshme në karrierën e tij. Shqiptari u pezullua pak kohë më parë nga trajneri i Grasshopersit. Në një prononcim për “A2 News CNN”, Ajeti komentoi largimin e trajnerit Kristian Panuçi, si dhe foli për situatën aktuale në klubin e tij.
25-vjeçari nuk nguroi të jepte dhe miratimin e tij, për sa i përket Edi Rejës, i cili është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares.
“Trajneri Panuçi donte që të fokusoheshim gjatë gjithë grumbullimit, por ne jemi paksa më ndryshe se gjithë të tjerët në karakteristikat tona. Ndoshta nuk arriti asnjëherë të na kuptonte si shqiptarë. Qëndronim gjatë gjithë kohës në hotel dhe kjo nuk është më e mira. Me Andorrën ishin të gjithë lojtarët të lirë. Shpresojë që trajneri i ri do e kuptojë kufirin mes fokusimit te ndeshja dhe lirisë së lojtarët.
Trajnerët italianë janë taktikisht shumë të fortë. Nuk besoj se është ide e keqe Edi Reja. I kemi treguar cilësitë tona shpeshherë. Shpresoj se do të marrim 6 pikë në 2 sfidat e radhës. Do të rikthehem me skuadrën pas largimit të trajnerit. Besoj se do e kem përsëri shansin të luaj me trajnerin e ri”, ka thënë Ajeti.
Diskutime rreth kësaj post