Sali Berisha deklaroi se grabitësi i vrarë në Rinas Admir Murataj ishte duke realizuar vjedhjen elektorale të radhës.
Berisha shprehet se ishin mediat greke ata që njoftuan se i vrari është Admir Murataj, pasi përndryshe nuk do të zbulohej.
Statusi i Berishës:
“Ishte gjasme në kërkime për vjedhje të mëdha parash të mëparshme. Por pasuria nuk i prekej se do përgatiste vjedhjen elektorale të radhës.
Një falënderim mediave greke që njoftuan shqiptarët se i vrari ishte Murataj, përndryshe do mbetej mister në arkivat e narko-partisë“, përfundoi ish-kryeministri Berisha. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post