Shteti shqiptar nuk do të pranojë asnjë justifikim nga kompania kineze ka thënë Kryeministri Rama në reagimin e tij nëpërmjet një postimi në Twitter, një ditë pas grabitjes së bujshme brenda në pistën e avionëve të aeroportit të Rinasit. Rama ka thënë se kontrollin e perimetrit të jashtëm e sigurisë së brendshme do ta marrë shteti dhe gjithashtu ka shprehur respekt maksimal për policinë dhe punën e tyre.
Postimi i plotë i kryeministrit:
“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht“, përfundoi Rama. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post