Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu reagon pas vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë nën mbikqyrje aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shprehet se pas këtij vendimi do të kuptohet domosdoshmëria për rivendosjen e sovranitetit në këtë portë të prezantimit të vendit.
“Njoftimi i fundit: Ushtria merr nen ruajtje Rinasin. Ndoshta me se fundi do te kuptohet domosdoshmeria e rivendosjes se Sovranitetit te Shqiperise mbi kete porte hyrje, dalje e prezantimi te vendit.
Shpresoj qe kjo te korregjoje dhe simbolet e vendosura arbirarisht ne “ballin” e tij. Te presim e te shpresojme!”-shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post