Këngëtarja Anxhela Peristeri është e njohur për çiltërsinë dhe sinqeritetin nëpër intervista televizive.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Thumb”, këngëtarja ka bërë një deklaratë të rrallë, ku tregoi një episod kur kishte qenë e pranishme duke kënduar në një dasmë në Maqedoni, ndërkohë që të nesërmen, në një mënyrë mjaft të papritur kishte marrë propozimin për martesë nga dhëndri.
Anxhela tha se dhëndrin e kishte takuar të nesërmen e dasmës në një supermarket.
“Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë? I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”- u shpreh Anxhela.
Diskutime rreth kësaj post