Edhe të hënën mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura deri në mesditë, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtër shiu.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që kthjellime dhe vranësira të lehta të dominojnë në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë jugperëndimi dhe veriu, ku reshjet mbeten prezente.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C mëngjesi në zonat malore deri në 21 °C mesdita, në zonat e ulëta dhe bregdet.
Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.
Diskutime rreth kësaj post