Profesori dhe shkrimtari i njohur, Agron Tufa, ka publikuar një dekomunet sipas të cilit Spartak Braho, deputet i Partisë Socialiste, asokohe Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, ka dhënë edhe dënime kapitale me vdekje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tufa shprehet:
“Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje”
Sipas Tufës, “Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:
a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste”
Kujtojmë se në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist Spartak Braho ka akuzuar pedagogun dhe shkrimtarin Agron Tufa, se po nxin historinë.
Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.
Diskutime rreth kësaj post