SPAK dhe BKH pritet që të fillojnë punën gjatë verës së këtij viti pas stabilizimit të institucioneve të tjera të Reformës në Drejtësi.
Prokuroria Speciale dhe edhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë prezantuar si njësitë që do të bëjnë zap klasën politike shqiptare, për të cilën ka masivisht një mos aprovim nga qytetarët.
Nisur nga këto rrethana, Albeu.com organizoi një sondazh online duke shtruar pyetjen e thjesht se mes Ramës dhe Berishës, kush e meritonte burgun i pari.
Në sondazhin që zgjati 7 ditë morën pjesë më shumë se 4 800 përdorues të Facebook-ut, ku rreth 2 900 prej tyre (63%) janë shprehur se fillimisht do të donin të shihnin Berishën pas hekurave. Ndërkohë, më shumë se 1 700 shqiptarë janë shprehur se do të donin të shihnin fillimisht Ramën pas hekurave (27%). /albeu
Diskutime rreth kësaj post