Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mund të shkarkojë rektorin e universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pasi e akuzoi se nuk ka mbajtur përgjegjësinë që i takon në raport me problemet e studentëve.
Ai u shpreh se është në dijeni të një raporti shumë problematik për rektorin, ndërsa tregoi edhe rrugën se si mund të shkarkohet, teksa me propozim të ministres së Arsimit vendos Presidenti.
Hezitimin për të mos e shkarkuar deri tani, kreu i qeverisë tha se lidhet me faktin se opozita do të akuzojnë për marrjen të kontrollit të këtij institucioni. Megjithatë, kryeministri nuk e përjashtoi mundësinë e shkarkimit.
“Ka një raport shumë problematik për rektorin. Keni parasysh si ndodh procedura, ministrja e Arsimit ka të drejtë që të kërkoja shkarkimin e rektorit dhe e bën për 30 ditë, kohë që i jepet Presidentit për të vendosur nëse e pranon ose jo këtë gjë. Unë nuk e përjashtoj që kjo të ndodhë, por e përsëris prapë, nuk është se duan ne të shkarkojmë përgjegjësinë tonë, t’u themi juve shkoni ju atje, kjo realisht është cështje e qeverisjes së universiteteve. Unë nuk e di cfarë bëjnë senatet dhe këshillat nëse pengohet investimi i rikonstruksionit të një fakulteti?!”
Diskutime rreth kësaj post