Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj njofton një tjetër reformë në trupën diplomatike. Cakaj ju heq targat diplomatike të gjithë konsujve të nderit të Shqipërisë. Targat CD ju jepnin konsujve imunitet nga kontrolli policor.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme do të merren të gjtha masat ligjore që këto targa të dalin jashtë funksioni. Tashmë jemi në një proces reformimi të pasaportës diplomatike. Të gjithë ata që preken nga vendimi i sotëm duhet të nisini dorëzimin e pasaportave diplomatike. Kjo iniciativë do të ndahet hollësisht në vazhdimësi”, u shpreh Cakaj.
Diskutime rreth kësaj post