Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka njoftuar sot një tjetër reformë në trupën diplomatike. Cakaj ka thënë për mediat se 48 konsuj nderi lëvizin me makina me targa diplomatike, duke u zotuar se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.
Menjëherë pas deklaratës së Cakajt ka ardhur reagimi i opozitarit Edi Paloka duke u shprehur se në kohën kur Shqipëria është e zhytur në krim e korrupsion, ‘gjeniu’ i Ramës del në konferencë për targat e makinave të 48 konsujve.
Statusi i plotë i Edi Palokës
E kuptoni “shtetin” e Rames, del tjetri ne rolin e ministrit te jashtem ne konference per mediat per te deklaruar qe “48 konsujve te nderit te Shqiperise do ju ndryshohen targat e makinave. Nga targa diplomatike do ju vihet nje shenje ne forme…ovale ”!!!
Shqiperia pret hapje negociatash ; ka akuza nga gjithe bota per krimin e korrupsionin qeveritar; kercenohemi me rikthimin e vizave nga disa vende te BE, por “gjeniu” i Rames del ne konference per targat e makinave te 48 konsujve.
Diskutime rreth kësaj post