Këngëtari i njohur korçar, Endri Prifti nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook ka rrëfyer tmerrin që i ka shkaktuar Policia e Shtetit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pas një kontrolli të ushtruar për konsumin e alkoolit, efektivët i kanë marrë makinën dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave, pasi sipas tyre këngëtari kishte konsumuar alkool. Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.
Statusi i këngëtarit
“Shteti ka ikur për lesh. Këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra. Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja një çikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç’bëhet me qeverinë po merren me mua.Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe.”E ndërsa të dhëna të tjera dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e pakëndshme që i ka ndodhur këngëtarit korçar. E vërteta është ndryshe, shumë më ndryshe nga ajo që ka paraqitur në rrjetin social Facebook këngëtari Endri Prifti.Redaksia JOQ Albania ka mësuar se këngëtari ka në sistem 7 gjoba që i janë vendosur nga Policia e Shtetit, ku kapin vlerën 10.000 lekë të reja. Por ajo që është dhe më e rëndë është se kolaudimi i makinës së tij ka skaduar që në 4 gusht të vitit 2017.E pavarësisht 7 gjobave e skadimit të kolaudimit të mjetit të tij, këngëtari Endri Prifti vazhdon të ankohet se Policia e Shtetit i ka hequr gjithë lumturinë pas një koncerti që i kishte shkuar shumë mirë.”
Video:
Diskutime rreth kësaj post