Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, propagandoi ditën e djeshme rikonstruktimin e ambienteve sportive të shkollave në kryeqytet.Gjatë një takimi me nxënësit e shkollës “Dora D’Istria”, ai foli në sy të vogëlushëve për infrastrukturën e përmirësuar sportive të shkollës.
Një detaj që ra në sy edhe në në një nga fotot e publikuara nga kreu i bashkisë, është çarja e thellë në një nga tabelat e fushave të basketbollit është e çarë.Me sa duket stafit PR-ist të bashkisë u ka shpëtuar ky detaj dhe imazhi i “shefit të vogël” u përdhos dhe ra në kundërshtim me të gjitha deklaratat e tij.Propagandë me gropë nga pas literalisht do ishte diçitura e përkryer për foton.
Ai tha: “Jam shumë i lumtur që arritëm ta transformonim këtë hapësirë, por a mjafton që shkolla të qëndrojë e hapur vetëm paradite? Jo! Një nga arsyet pse jemi këtu sot, bashkë me miqtë tanë sportistë, është se jemi po aq të interesuar që ju të jeni të suksesshëm si brenda në klasa, ashtu edhe jashtë saj.”
Diskutime rreth kësaj post