Nga Durrësi, ku ka folur gjatë ndalesës së radhës të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, kryeministri Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij të palëkundur sa i përket zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
“Sot e kësaj dite ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit. Luli le të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021, ne nuk mund të ikim pas tyre.
Mos dëgjoni zërat që thonë se zgjedhjet do të shtyhen apo do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Ne zgjedhjet lokale do t’i bëjmë, si me ata, si pa ata. Ne nuk shkojmë në zgjedhje që të fitojnë ata. Le të sajojmë një beberon që Luli të pushojë së qari, edhe pse nuk është detyra jonë që të rrisim opozitën.
Është përgjegjësia e tyre përpara atyre që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar, e që këta po i përdorin si mish për top për të nxirë fatet e Shqipërisë.
Duket se Luli nuk rritet me metoda mirëkuptimi, por Shqipërisë nuk kanë çfarë t’i bëjnë, përveçse të nxijnë faqen e vendit.
Nuk e di sa do ta pengojnë çeljen e negociatave, por BE nuk është pyll për Flamur Nokën.
Ai do pemë që të hipë, ndërsa në BE, deputetët nuk hipin në pemë. Edhe nëse na e vështirësojnë apo e pengojnë çeljen e negociatave, sërish është përgjegjësi e tyre”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se gjithçka po bën opozita vjen si pasojë e frikës nga drejtësia.
“Do të paguajnë koston edhe për këtë veprim. Ata kanë frikë nga drejtësia, prandaj ikën nga Parlamenti, sepse nuk kanë çfarë të pengojnë më. Drejtësia nuk ndalon më, çfarë kishin për të bërë, e bënë, kokën poshtë e kartonat lartë”, u shpreh kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post