Para disa vitesh këngëtarja Aurela Gaçe në bashkëpunim me Young Zerkën fituan “Këngën Magjike” me këngën “Pa Kontroll”.
Kënga u kthye menjëherë në hit dhe sot dëgjohet nga të gjithë. Por kulmi i perfomancës ishte interpretimi i Aurela Gaçes me dhe këngëtarin Young Zerka.
Siç duket kërcimi është bërë mjaft i njohur dhe i famshëm dhe jashtë territorit shqiptar. Pikërisht ky kërcim i Aurelës është huazuar si lëvizje për zumba në një palestër në Gjermani.
Këngëtarja Aurela Gaçe dhe Young Zerka kanë publikuar disa video në “Instagram” në të cilën shihen të gjithë njerëzit duke lëvizur njësoj si Aurela sapo fillon pjesa më e fuqishme e këngës.
“Kjo ishte e fortë. Jo po si ma morën lëvizjen. Trefazori hyn në punë për zumba”, – ka shkruar Gaçe me shaka.
Video:
Diskutime rreth kësaj post