Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë është pushtuar sot nga mjetet ushtarake të NATO-së. Shqipëria përkujton këtë të premte 29 marsi 2019, 10-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, aleancës më të fuqishme ushtarake, me një paradë ushtarake.
Ceremonia me pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe diplomatëve nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mblidhen në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, prej nga do të nisin aktivitetet e programuara në përkujtim të kësaj dite.
Diskutime rreth kësaj post