Ardit Gjebrea është një nga moderatorët me një karrierë shumë të gjatë në televizion dhe gjithmonë është pëlqyer nga publiku.
Tashmë prej disa vitesh, Ardit Gjebrea shoqëron të dielat e shqiptarëve me emisionin e tij, ndërkohë që ka lajmëruar ndjekësit se do të jetë në Klan me këtë emision deri në 2022.
Krahas një fotoje me pronarin e televizionit kombëtar, Aleksandër Frangaj, moderatori ka shpjeguar: “Sapo nënshkruam – ‘E Diela Shqiptare’ deri në 31 Korrik 2022! Prej 17 vitesh – pjesë e familjes Klan – një bashkëpunim dhe mirëkuptim perfekt”.
Diskutime rreth kësaj post