Viti 2019 përkon me 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO (data zyrtare 1 Prill 2009). Nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, seminare rajonale dhe NATO, stërvitje kombëtare/rajonale dhe të përbashkëta me NATO-n do të zhvillohen në vendin tonë.
Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse te gjitha nismave rajonale nga vendi ynë (A5- Adriatik – Charter; SEDM; RACVIAC). Ndër eventet më kryesore parashikohen të jenë aktivitetet e datave 28 – 29 Mars, “Shqipëria 10 vjet në NATO”, ku janë ftuar të marrin pjesë: Ministra të Mbrojtjes dhe Shefa Shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s; ambasadorë; atashe të akredituar në vendit tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.
AKTIVITETET PARASHIKOJNË
28 mars:
– Darkë “Gala” në Pallatin e Brigadave, nga Ministrja e Mbrojtjes për nder të të ftuarve .
29 Mars:
Ora 10.00 – Konferencë e nivelit të lartë me temë: Shqipëria 10 vjet në NATO – Siguri e shtuar për rajonin. (Hotel MakAlbania)
Ora 11.00 – Rreshtim në sheshin “Nënë Tereza” i 3 500 efektivëve të FA, flamurtarë të huaj, mjete ushtarake etj. Gjithashtu do te kete një paradë fluturimi të avionëve të NATO-s mbi Tiranë. (AËACS dhe 6 eurofighters)
Diskutime rreth kësaj post