Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Kurthin e Piter Pan”, ku e pyetur nga fëmijët zbuloi disa të pathëna nga jeta personale dhe profesionale.
Ndër të tjera ajo tregoi se gjatë kohës që kishte punuar me Vera Grabockën, kjo e fundit e kishte këshilluar vazhdimisht për karrierën e saj.
“Vera mua më ka dhënë shumë këshilla, një nga më të vlefshmet ishte që të lija cigaren dhe unë e lashë. Përveç vullnetit tim, unë shkova te provat e “Dance With Me”. Shkova, më pa Vera dhe më bëri për një lekë, pastaj më tha, shumë i bukur ai rripi që ke vënë në mes, po hollo belin dhe unë atë bëra. Një herë tjetër më tha, ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë dhe unë vajta në shpi dhe mora briskun e burrit dhe rruajta flokët”,- tregoi duke qeshur Dembacaj.
Diskutime rreth kësaj post