Filmi shumë i komentuar në media ‘2 gisht mjaltë’ një komedi romantike premierën e tij do ta ketë me 28 mars në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Për të folur më shumë rreth premierës së filmit ka qënë i ftuar ditën e sotme producenti dhe aktori i filmit Ermal Mamqi në ‘Wake up’ në Top Channel.
Një ndër pyetjet që moderatori Isli Islami i drejtoi Ermalit ishte në lidhje me deklaratën e aktorit Ervin Bejlerit.
I cili ky i fundit i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ u shpreh kështu në lidhje me filmin ‘2 gisht mjaltë’:
‘Është film komercial.Është film për të bërë lekë.Vlera artistike? Nuk e kemi parë ende. Stafi ishte shumë korrekt si ai teknik dhe ai produksional. Eshtë një film komercial, për të bërë lekë po që për mua këto filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë publiku, ka nevojë populli. Italianët kanë vite që bëjnë këto lloj filma’.
Mamaqi nuk ishte në dijeni të kësaj dekalrate tha në ‘Wake up’.
’Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër që në ‘Portokalli’.Nuk besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala ‘komercial’ në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten.Kur gjërat shiten u humbet vlera se njërëzit thonë ‘hë se kjo shitet se është komerciale’.Por kjo s’do te thotë që gjërat komerciale nuk kanë vlerë’ është shprehur Mamaqi.
Diskutime rreth kësaj post