Për mazhorancën nuk ka asnjë dyshim, zgjedhjet vendore do të mbahen në 30 qershor, futet apo nuk futet opozita në zgjedhje.
“Zgjedhjet vendore, nuk e luan as topi që do të jenë në 30 qershor, hyn apo nuk hyn opozita”, ka deklaruar mbrëmë Taulant Balla në një intervistë për oranews.
Balla foli edhe për ofertën e Ramës për opozitën për zgjedhje të parakohshme.
“Ofertë më të pakundërshtueshme për këtë nuk mund të ketë për asnjë opozitë në asnjë vend. Asnjë opozitë nuk merr një ofertë kaq të mirë nga mazhoranca ku i thuhet nga 61 bashki merr 31 dhe nëse i fiton këto 31 jemi të gatshëm që në shtator të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar kreu i grupit të PS.
Diskutime rreth kësaj post