Quhet Olghe Balliu, është 13 vjeç me origjinë shqiptare dhe ka bërë për vete një klub legjendar si Reali i Madridit. Orët e fundit në internet ka filluar të qarkullojë e të bëjë xhiron e botës një video e vogëlushit shqiptar teksa bën 198 xhonglime me një top tenisi madje kanë filluar ta quajnë Lionel Messi i ri.
‘Messi kishte bërë 180 xhonglime”,tregon babai i vogëlushit Lulzim Balliu që filmoi arritjen e të birit që aktualisht është te Cittadella. Tashmë mbi të i ka hedhur sytë pikërisht Reali i madridit që po e vëzhgon me vëmendje atë duke ditur se nuk mund ta marrë në radhët e tij përpara moshës 16 vjeçare të futbollistit.
Olghe 1.45 m i gjatë, u përzgjodh nga Reali i Madridit për ta pasur në akademinë e tij, gjatë zhvillimit të një turneu në Itali. ‘Olghe e ka trashëguar pasionin për futbollin nga bashkëshorti im-tregon për Ansën, nëna e 13 vjçarit, Mimoza Balliu-që i vogël ishte me topin në këmbë dhe kur ishte 5 vjec bëri 100 xhonglime. Idhulli i tij është Messi, ka të njëjtin fizik e sheh veten te ai. Cristiano Ronaldo është shumë ndryshe edhe pse Olghe është tifoz i Juventusit.
Për sa i përket provës me Realin e Madridit, Mimoza tregohet e kujdesshme teksa deklaron se ka shumë entuziazëm por shton se duhet parë nëse ka të ardhme apo jo.
Diskutime rreth kësaj post