Socialistët do të çelin fushatën elektorale për kryeqytetin të shtunën e 23 Marsit, në të njëjtën ditë që do të mbajnë dhe kongresin e tyre.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që kërkon një mandat të dytë ju bën thirrje të gjithë atyre që kanë vlerësuar punën e tij në këto 4 vite të jetë pjesë e takimit “Bashkia që duam” në sheshin Nënë Tereza Madje ai thotë se do të jetë bashkë më djalin e tij të vogël.
Por a është një demonstrim force nga socialistet ky manifestim?
“Unë besoj që askush që përdor mjete dhune dhe bullizmi në politikë nuk duhet të pranojë që bullizmi do t’i funksionojë dhe të tjerët nuk do reagojnë. Pra që ky qytet nuk ul kokë, si në 17 mars, në 23 mars do jemi akoma dhe më të shumtë. Unë vetë do vij me birin tim në atë takim, sepse fati i Tiranës lidhet me fatin e familjeve tona”, deklaroi Veliaj në një intervistë për Tv Klan.
Ndër të tjera ai thotë se nuk trembet nga mungesa e LSI-së dhe PDIU-së në koalicion. “Unë do luftojë njësoj. Unë dhe në 2015 nuk isha i vetëm në garë…”.
Socialistët kanë menduar që t’i paraprijnë edhe një bojkoti të zgjedhjeve nga ana e opozitës ndaj kanë përzgjedhur 100 emra nga 61 vende që ka ky këshilli./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post