Rreth dy mijë makina, mes tyre dhe disa luksoze, me vlerë miliona dollarë kanë përfunduar në fund të oqeanit pasi anija që po i mbante u mbyt pranë brigjeve të Francës.
Anija e mallrave, “Grande America”, që operonte nga kompania italiane “Grimaldi Lines”, po lundronte nga Hamburgu në Casablanca, me destinacion final Brazilin, por u mbyt rreth 150 milje larg nga brigjet e Francës, në jugperëndim të Brestit.
Fillimisht, zjarri shkrumboi kontejnerët në të cilët gjendeshin rreth 2 mijë makina, mes të cilave edhe 37 Porsche, 4 model 911 GT2 RS që kapin një vlerë prej 300 mijë dollarë.
Porsche informoi klientët në Brazil se do të rifillojë prodhimin e modelit për shkak të kësaj ngjarje. Po ashtu, në fund të oqeanit Atlantik përfunduan edhe një numër i madh makinash Audi A3, A5, RS4, RS5 dhe Q7.
Fatmirësisht, anëtarët e ekuipazhit të anijes u shpëtuan nga autoritetet britanike./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post