Mbrëmjen e djeshme banorët e Astirit kanë përshkallëzuar protestën e tyre ku kanë mbajtur të bllokuar për disa orë rrugën kryesore.
Por përshkallëzimi ka nisur edhe sot dhe banorët kanë bllokuar sërish rrugën.
Më mbështeteje të tyre kanë shkuar edhe opozita.
Protestës i është bashkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
I pranishëm në protestë ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk kurseu akuzat ndaj Qeverisë aktuale.
“Ju jeni përballur këto ditë të fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash”-tha ai ndër të tjera. /albeu
Diskutime rreth kësaj post