Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar nga Pogradeci se është i gatshëm që të lë mandatine tij të Presidentit dhe madje të sakrifikohet si Salvador Aljende për zgjidhjen e krizës në vend.
“Kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë edhe më parë përse jemi në një situatë të tillë, që jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet dhe interesimi i vecantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar, kemi krizë që është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendit kushtetues.
Jam i pergatitur te le mandatin dhe deri te sakrifikohem si Salvador Aljende,per te mos lejuar instalimin e nje junte ushtarake. Perpjekje serioze. Pasojat e krizes mund te jene te renda per Shqiperine. Si president kam bëre cdo perpjekje për te parandaluar krizen.”, tha Meta. /albeu
Diskutime rreth kësaj post