“Do ketë protestë të enjten. Në 9:30 kemi njoftuar protestë dhe do të ketë çdo të enjte. Do të ketë në çdo rast. Jo të gjitha do ia tregojmë Ramës. Do ia bëjmë surprizë ca gjëra, por absolutisht është ajo që kemi thënë, nuk ka më kthim mbrapa dhe përveç protestave nuk ka mënyrë tjetër komunikimi me këtë mazhorancë”.
Numri dy i demokratëve Edi Paloka në një intervistë për abcnews ka treguar detaje për aksionin në vazhdim të opozitës.
Sipas tij asnjë deklaratë, qoftë e ndërkombëtarëve apo misioneve të tyre në Tiranë, nuk zvogëlon legjitimitetin e kauzës së opozitës për mbrojtjen e votës së lirë.
Sa i përket zgjedhjeve lokale ai thotë se nga opozita nuk ka një vendim politik, por thekson se me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje.
Ndërkombëtarëve iu kërkon vetëm një gjë, të ndërhyjnë në dialog, por vetëm pasi kryeministri Rama të jetë larguar./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post