Sipas mjekëve kinezë, një neurokirurg ka kryer operacionin e parë të trurit duke përdorë rrjetin 5G.
Sipas mediave në Kinë një pacient me sëmundjen e Parkinsonit kishe të vendosur një impiant në trurin e tij nga një mjek që ishte më shumë se tre mijë kilometra larg.
Mjeku që kreu operacion tha se teknologjia e re mund ta bëjë më të lehtë që mjekët të veprojnë tek njerëzit që jetojnë në zona më të largëta dhe nuk mund të udhëtojnë.
Dr Ling Zhipei, një kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Pekin, kreu këtë procedurë përderisa ishte mijëra kilometra larg pacientit, sipas China Global Television Network (CGTN).
Duke përdorur robotët kirurgjikal ai ka futur një impiant të stimulimit të trurit – një pajisje e përdorur për të provuar dhe kontrolluar dridhjet nga të cilët vuajnë pacientët e Parkinsonit – në trurin e pacientit.
Procedura u krye të shtunën dhe zgjati rreth tre orë.
Nuk është e qartë saktësisht se si Dr Ling kontrolloi makinat nga vendndodhja e tij, vetëm se ai ishte në gjendje të përdorte internetin 5G për t’i lëvizur ato pothuajse në kohë reale.
Diskutime rreth kësaj post