Pak ditë më parë, dy prindër të rinj humbën jetën në një aksident rrugor duke lënë pas 4 vajza jetime. “Fundjavë ndryshe” ka vizituar familjen e gjyshërve të vajzave në Peshkopi, të cilët mes lotësh tregojnë se nuk kanë mundësi ekonomike të kujdesen për vajzat minorene.
Menjëherë pasi ky rast u bë viral, shumë njerëz u solidarizuan, por gjesti i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte për t’u duartrokitur.
Ajo ka vendosur që të katërta vajzat t’i marrë në një shtëpi në Tiranë dhe do të kujdeset vet për to. Xhaçka ka bërë një vizitë në shtëpinë e gjyshërve të tyre dhe ka publikuar fotot në Facebook, ku përbri shkruan:
“Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”.
Ministrja ka pohuar se do të kujdeset për to në çdo drejtim, duke u foksuar edhe tek problemet shëndetësore që kanë dy prej motrave. /Blitz
Diskutime rreth kësaj post