Fushata e zgjedhjeve lokale në Turqi ku është përfshirë edhe Presidenti Erdogan ka shtuar deklaratat që prekin ndjenjat e votuesve kryesisht për tematika fetare, ku edhe gjendet shtrati i votuesve të partisë AKP.
Gjatë një takimi në Gaziantep, Erdogan tha se nuk do të lejonin që muzeu i Shën Sofisë të rikthehej në kishë, ashtu siç ka qenë gjashtë shekuj më parë kur Sulltan Mehmeti pushtoi Kostandinopojën duke e kthyer nga kishë në Xhami.
“Ata na thonë se ne nuk duhet të kalojmë Bosforin sepse e kemi vendin në Azi dhe se do ta kthejnë Shën Sofinë në kishë, por ja ku po u them se sa të jemi ne kjo nuk ka për të ndodhur“, tha Erdogan duke marrë shumë brohorima nga turma që kishte para.
Gjithashtu vlen të theksohet se në vitin 1935 ky objket u transformua nga Mustafa Kemal Ataturku në muze. /InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post