Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të festimeve të Ditës së Verës sot në Tiranë, ka folur sërish për protestën e opozitës, duke u përpjekur të vërë theksin te kontrasti mes festimeve të sotme dhe dhunës, që sipas tij, u ushtrua dje. Veliaj ka thënë se sot në festime janë trefish më shumë qytetarë nga ata që ishin dje në protestë.
“Atyre që erdhën për ekskursion, i bëj një pyetje, sa mirë pastrohet qyteti nga vini? Dikush lë qytetin në mizerje dhe vjen të dëmtojë Tiranën, ne nuk e lejojmë. Përgjigjja jonë nuk është me dhunë, është me paqe, me gëzim. Nuk kemi askujt kujt t’i tregojmë forcën, fakti që jemi trefish i ekskursionit të djeshëm na bën krenar”, u shpreh Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Erion Veliaj bëri edhe një tjetër “provokim”, kur tha se ka marrë mesazhe nga demokratët të cilët i kanë premtuar se votat e tyre do të shkojnë për të.
“Miqtë e mi demokrat më kanë thënë s’të kam votuar herën e parë do të votoj tani nuk bashkohem me ata që shkatërrojnë. Socialistë dhe demokratë duan një Tiranë që ecën përpara”, u shpreh Veliaj./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post