“Me Ilir Metën komunikoj vetëm për fëmijët”, kështu deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për News 24.
Sipas saj Presidenti ka qenë kundër djegies së mandateve, por zonja Kryemadhi thotë se nuk ka komunikuar me të në lidhje me protestat opozitare.
E pyetur lidhur me qëndrimin e opozitës, Kryemadhi tha se do ketë çdo ditë protesta dhe jo për t’i shkaktuar ankth qytetarëve, por kryeministrit Edi Rama.
“Çdo ditë do ketë protestë, protesta nuk është për t’i shkaktuar ankth qytetarëve. Protesta e qytetarëve të Shqipërisë është ankth për Edi Ramën, se ai nuk e di çfarë do ndodhë, se opozita nuk e drejton më protestën, por vetë qytetarët.”-tha Kryemadhi./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post