Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka udhëtuar drejt qytetit ku ndodhi tragjedia dhe në të cilin mbetën pa jetë 49 persona. Sidoqoftë, ajo që ka rënë në sy është veshja e saj.
Ardern shkoi në qendrën e refugjatëve “Canterbury” për ta ngushëlluar komunitetin mysliman. Në këtë vend ajo është parë me shami në kokë në shenjë solidarizimi dhe respekti për pjesëtarët e komunitetit mysliman që jeton në Zelandën e Re, shkruan Gazeta Express.
“Zelanda e Re është e bashkuar në vajtim dhe ne jemi të bashkuar në vajtimin tonë”, ka thënë ajo.
Përndryshe, shumë familjarë po qëndrojnë në spitale për të marrë lajme për personat e lënduar, ndërsa disa të tjerë janë ende në listat e të zhdukurve.
“Kemi ardhur për t’i vizituar njerëzit, kemi humbur shumë persona, shumë miq tanë”, tha Sharifullah Najib, i cili është me prejardhje nga Afganistani.
Në ngjarjen në dy xhami të Zelandës së Re mbetën viktima. 49 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar. Personi që kreu tragjedinë është paraqitur sot në gjykatë, ndërsa ai ak.uzoh.et për tragjedi masive, shkruan “The Guardian”,
Diskutime rreth kësaj post