Roma shkarkoi trajnerin Eusebio Di Françesko, pas ecurisë negative në Champions dhe në kampionat, duke i besuar stolin Klaudio Ranierit.
Prej kohësh në media ishte duke qarkulluar emri i Christian Panuccit si pasuesi i Di Françeskos.
Trajneri aktual i Kombëtares shqiptare, kishte mbështetjen e Françesko Totit si dhe një pjese të konsiderueshme të skuadrës, mirëpo mediat italiane zbulojnë se Panucci kishte vendosur një kusht shumë të rëndësishëm, që kishte të bënte me kontratën.
Ai kërkoi të firmoste kontratë 1 vit e gjysmë dhe që drejtuesit romanistë t’i jepnin kohën e duhur për të shprehur idetë e tij.
Duket se kjo kërkesë e Panuccit ka bërë që negociatat të dështojnë.
Diskutime rreth kësaj post