Mbrëmja e djeshme e emisionit ‘Soiree’ i është dedikuar tërësisht festës së gruas 8 marsit.
Të ftuar kanë qënë shumë gra të njohura të cilat kanë shkëlqyer në fushat që ato përfaqësojnë.
E midis tyre të ftuara ishin Eni Çobani, Edita Tahiri dhe Linda Spahiu të cila kanë zbuluar më shumë për veten e tyre.
Mirëpo askush nuk e dinte para se ish ministrja e jashtme e Kosovës Edita Tahiri të rrëfej lidhjen që ajo ka me juristen e njohur Eni Çobani.
’Unë jam me rrënjë prej Kukësi, sepse e kam nënë nga këtej. Madje kur po kërkonim trungun familjar me Enin vumë re se ishim të afërta. Jemi kushërira’ është shprehur Tahiri.
Siç duket kjo është dhe një arsye më shumë që i kemi parë shpesh në shoqërinë e njëra tjetrës.
Diskutime rreth kësaj post