Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur sot, protestën e gjimnazistëve të Dibrës, të cilët kundërshtojnë me forcë, transferimin e një mësueseje të tyre. Berisha denoncon: “Gjimnazistët e Dibrës në protestë, narkozyrtarët kakistokratë iu transferojnë si armike klase mësuesen e tyre! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.”
Përshëndetje z. Berisha!
Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni”, Peshkopi, është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz.
Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet “prindit të dytë” një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.
Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të Arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk do të guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: “Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet”.
Do t’ju isha mirënjohës, duke parë gadishmërinë tuaj për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë, ta denonconi këtë rast.
Në videon në vijim, dëgjohet mësuesja që po largohet, në shkelje të plotë të ligjit nga Drejtoria e Arsimit, tek ju thotë tashmë, ish-nxënësve të saj:
“Është shkelur ligji 38 për ndërrime paralele, ku, unë duhet të bëja një kërkesë për të shkuar në një shkollë tjetër, për shkaqe të ndryshme, për mospasjen e orëve mësimore, për të përmirësuar distancën e mësidhënies dhe në marrëveshje të dy mësuesve, për t’u bërë kërkesa në fund të majit dhe aprovuar nëse, në shtator; por jo dy muaj para provimeve shtetërore tuaja, që juve t’ju krijohet ky stres.
Mos është vallë kjo dhurata para Festës së Mësuesit dhe Nënës? Thua të jetë kjo dhuratë?! Nuk e besoj!
Kjo është surpriza më e pakëndshme që më është bërë mua dhe shkelje e ligjit me dy këmbë. Do ta kundërshtoj vendimin dhe i bëj thirrje Drejtorisë Rajonale Dibër, ministrisë së Arsimit dhe veçanërisht ministres që ky vendim të rrëzohet menjëhërë. Përulem para jush! Ju uroj suksese pafund, do t’ju dua pa fund!” – përfundon e prekur mësuesja.
Video:
Diskutime rreth kësaj post