“Nuk ka për t’ju falur asnjëri, tradhtarë”. Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sa i përket kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit në bllok të opozitës për të hequr dorë nga mandati i deputetit.
Por mesa duket nuk kanë të ndalur kandidatët që pranojnë të betohen në Kuvend.
Erdiola Braha, kandidatë e LSI në qarkun Gjirokastër ka dorëzuar mbrëmë formularin e dekriminalizimit. Aktualisht ajo mban edhe postin e Kryetares së LSI të Tepelenes.
Gjithashtu formularin në KQZ e ka dorëzuar edhe Elda Hoti e LSI në qarkun Lezhe.
Nga PD e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Majlinda Halilaj e PD qarku Tirane. /albeu
Diskutime rreth kësaj post