Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka komentuar situatën që pritet të shkaktohet nesër për shkak të protestës.
Me një shenim në faqen e tij në Facebook ai deklaron se dallga e përmbysjes do të vijë e fortë.
Nishani shkruan se “Sa më provokuese shfaqet urrejtja e rregjimit të hajdutërisë ndaj popullit, aq më e madhe, më e fortë dhe masive kthehet revolta dhe dallga e përmbysjes së dordolecëve të izoluar nga telat me gjemba”.
Më tej ai ka shtuar se “Dallga popullore ska më kthim pas. Nesër godet përsëri.
Çdo ditë e më e fuqishme. Historia ka nisur pa kthim!” /albeu
Diskutime rreth kësaj post