Seanca e nesërme e Kuvendit është tentuar të mbahet e fshehtë se kur do të nis, kjo për shkak të protestave që pritet të organizojë Partia Demokratike.
Në këtë seancë pritet që 4 deputetët e rinjë që kanë rrjedhur nga listat e opozitës të bejnë betimin në Kuvend në orën 10:00.
4 deputetët do të marrin sot mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Burime nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste bëjnë me dije se i është kërkuar Ministrisë së Brendshme që të garantojë sigurinë fizike të deputetëve. /albeu
Diskutime rreth kësaj post