Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka përshëndetur fitoren e koalicionit shqiptar “Malësia na bashkon”, duke marrë drejtimin e komunës së Tuzit.
Në një reagim në Twitter, Cakaj shkruan se Tuzi veç fitores përcjell edhe një mësim të vlefshëm për të gjithë.
“Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, shkruan ministri në detyrë Gent Cakaj.
Diskutime rreth kësaj post