Majlinda Bregu, në mënyrë të pabesueshme, është vënë sërish në qendër të sulmeve nga ish-partia e saj një ditë më parë, pas kritikave të ashpra të Knut Fleckenstein dhe eurodeputetëve të tjerë, ndaj opozitës.
Me shpejtësi, mediat pranë PD-së nxorrën një video ku shihej një takim miqësor mes Bregut dhe Fleckenstein.
Video u shit sikur ishte bërë pikërisht dje, dhe jo dy vite më parë, ndërkohë që Bregu aktualisht ndodhet në Sarajevë, në krye të detyrës prestigjioze në të cilën është zgjedhur.
Dhe pas akuzave qesharake në drejtim të saj, Bregu ka reaguar me një status në rrjetet sociale, ku shkruan:
Nëse doni të keni sukses, zgjidhni betejën e duhur.
Kurrë mos lufto me një derr! Derri do të kënaqet, por ti do të bëhesh pis”.
Bashkë me këtë status, ajo ka postuar edhe disa foto të veprimtarisë së saj një ditë më parë në Sarajevë, jo në Tiranë, siç u përpoqën ta shesin mediat e PD-së.
Diskutime rreth kësaj post